Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq ka fillua takimet në Shkup në kuadër të vizitës së tij zyrtare.
Pas takimit me homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, ai u paraqit para mediave. Edhe pse një temë aktuale, ai fare nuk përmendi Ukrainën në fjalimin e tij.
Nuk u lejuan as pyetje nga gazetarët, për çfarë u imponua nevoja që për të njëjtën të pyetet Osmani.
Osmani bëri të ditur se në takim kanë folur për Ukrainën, por refuzon të tregojë qëndrimin e Selakoviqit për këtë temë.
“Kuptohet se biseduam në këtë temë. U imponua si temë edhe pse nuk ishte paraparë. Për qëndrimin e Selakoviq do ta pyesni atë, unë e prezantova qëndrimin tonë të cilin e thash para jush dhe mbetemi në atë qëndrim”, tha Osmani.
Kujtojmë se Serbia nuk është deklaruar aspak për sulmin rus në Ukrainë.