Cilët shqiptarë “shokë” të Mijallkovit duhet të shkojnë në burg?

Ngadhnjim Mehmeti

A e shihni se në këto 30 vite asnjë politikan-funskionar shqiptar në Maqedoni nuk është dënuar me burg deri më sot për korrupsion apo keqpërdorim të detyrës zyrtare? Jemi vend i vogël dhe i dimë kush kanë qenë para se të merren me këtë “zanat”. Brek-grisur të deridjeshëm e milionerë të sotëm. Këta me strategji mbahen nën hipoteka që pastaj lehtësisht të shantazhohen për kompromise dhe heshtje për “çështje madhore” për interesat e shtetit. Kohë të mira për ne do të fillojnë kur të shohim politikanët tanë hajduta e të korruptuar prapa grilave ose tu konfiskohet pasuria. Deri atëherë do vazhdojmë të jemi vazal.