Chelsea synon rikthimin e Abraham

Chelsea kërkon të rikthej në ekip Tammy Abraham.
Burime pranë ‘Football Insider’ kanë zbuluar se Chelsea mund të jetë duke konsideruar një lëvizje për ish-sulmuesin e tyre, Tammy Abraham, aktualisht i Romës, transmeton lajmi.net.

25-vjeçari i cili ndan të njëjtin agjent si Kai Havertz, i cili mund të ndihmojë marrëveshjen ka opsionin e rikthimit prej 70.5 milion funte i cili bëhet aktiv në verë, dy vjet pas largimit të tij nga Londra perëndimore.

Mbetet të shihet nëse do ndodhë një rikthim i sulmuesit në ‘Stamford Bridge’.