Chelsea po këndellet, merr fitoren e dytë me radhë

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Burnley si mysafir me rezultat 4-1 në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar të parët në minutën e 15-të. Ishte Lyle Foster që asistoi te Wilson Odobert, i cili shënoi për 1-0.

Por pa u mbyllur pjesa e parë, Ameen Al Dakhil shënoi në portën e tij për të barazuar rezultatin ne 1-1.

 

Në pjesën e dytë Armando Broja nuk doli, pasi ishte startues, ndërsa të besuarit e Maurizoi Pochettinos shënuan edhe tri herë tjera.

Në minutën e 49-të, Chelsea fitoi penallti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Cole Palmer për 2-1.

 

Chelsea vazhdoi të luajë mirë dhe shënoi edhe të tretin me Raheem Sterling që përfitoi nga asistimi i Conor Gallagher.

Fituesi i vendos në minutën e 75-ë, kur Palmer asistoi te Nicolas Jackson që shënoi për 4-1.

 

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e nëntë me 11 pikë, ndërsa Burnley me 4 pikë është në vendin e 18-të.