Chelsea kryen punën në pjesën e parë ndaj Middlesbrough, kalon në gjysmëfinale

Chelsea ka shënuar fitore si mysafir i Middlesbrough me rezultat 2-0, në kuadër të çerekfinales së FA Cup.

Të besuarit e Tomas Tuchel kryen punë në pjesën e parë të ndeshjes, duke shënuar dy herë.

Goli i parë erdhi në minutën e 15-të, kur Romelu Lukaku shënoi pas asistimit të Mason Mount për 1-0.

Në minutën e 31-të, Hakim Ziyech shënoi një gol të bukur për rezultatin 2-0.

Lukaku kishte edhe një rast në pjesën e parë, por që nuk e shfrytëzoi.

Vetëm fundi i pjesës së dytë u bë më dinamik, por gola nuk kishte.

Timo Werner rrezikoi dy herë, por në të dyja rastet nuk ishte i saktë.

Boro rastin e vetëm të mirë e kishte me Joshua Cuburn, por Edouard Mendy ishte në vend.

Me këtë fitore Chelsea kalon në gjysmëfinale të FA Cup.