Chelsea do ta injorojë Ronaldon

Chelsea nuk pritet të bëjë ofertë për Cristiano Ronaldon.
Cristiano Ronaldo është aktualisht lojtar i lirë, pasi shkëputi marrëveshjen me skuadrën e Manchester United.

Emri i portugezit lidhet me një kalim të mundshëm te Chelsea, por sipas ‘The Sun – Sky’, londinezët nuk janë të interesuar për nënshkrimin e CR7, përcjell lajmi.net.

Portugezi lidhej me një kalim të mundshëm në ‘Stamford Bridge’ edhe gjatë verës, por Thomas Tuchel bllokoi transferimin e tij.

Todd Boehly, pronar i Chelsea, është megjithatë i interesuar për transferimin e Ronaldo, por duket se edhe trajneri i ri, Graham Potter është në vijën e njëjtë me Thomas Tuchel.