Chelsea arrin marrëveshje me sulmuesin e Villarreal për vetëm 35 milionë euro

Skuadra e Chelseat pritet të bëhet me sulmues të ri, pasi ka arritur marrëveshje me lojtarin Nicolas Jackson.

22-vjeçari luan te Villarreal, por nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Bluve të Londrës në Premier League, shkruan Lajmi.net

Ashtu siç raporton gazetari, Fabrizio Romano, Chelsea do t’i paguaj plotë 35 milionë euro për sulmuesin nga Senegali.

Gjatë sezonit që lam pas, Jackson në La Liga luajti 26 ndeshje, shënoi 12 gola dhe bëri katër asiste./Lajmi.net/