Pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich, ka paralajmëruar trajnerin Thomas Tuchel.
Sipas The Telegraph, Abramovich i ka thënë skuadrës së tij që të mos bëjë të njëjtin gabim si Arsenal dhe Tottenham.
Pronari i bluve duket se është i shqetësuar se skuadra e tij mund të festojë kualifikimin në Champions League, siç bëjnë në veriun e Londrës.
Dhe Abramovich shpreson që ta kthejë skuadrën e Tuchel në një pretendente për titullin sezonin e ardhshëm.
Miliarderi rus nuk do që askush të jetë i kënaqur te Chelsea dhe ia ka bërë të ditur këtë trajnerit të tij.