Challandes: Do ta fitojmë edhe këtë sfidë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes iu ka dhënë mesazh krejt kosovarëve, nga të cilët ka kërkuar të jenë të kujdesshëm në këtë periudhë të vështirë. Trajneri zviceran shprehet i bindur se bota do ta fitojë përballjen me koronavirusin

Bernard Challandes e ka dhënë mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale në përballjen e botës me koronavirusin.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës i ka këshilluar kosovarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë periudhë të vështirë, shkruan Gazeta Express.

Zvicerani ka qenë mjaft motivues në këtë video, duke u shprehur i bindur se bota do ta fitojë betejën me COVID-19.

Më poshtë mund ta shikoni mesazhin e trajnerit të ekipit kombëtar të Kosovës: