Çfarë ndodh me aplikimet nga diaspora nëse anulohet regjistrimi

Mërgimtarët të cilët po japin mundin e tyre, për t’u ndihmuar mërgimtarëve që të kryejnë regjistrimin online, në emisionin ClickPlus kanë pyetur, se “Çfarë do të ndodh me aplikimet e tyre nëse nesër anulohet regjistrimi?”.

Në këtë pyetje, është përgjigjur zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami.

“Procesi i regjistrimit nuk ndërpritet. Këtë që po e bën diaspora, do të vazhdojë ta bëjë deri në fund, më 21 prill. Edhe ne do të fillojmë. Ka mbaruar më ajo periudha e diskutimeve, se vallë do të ndërpritet dhe si do t’ia bëjmë. Nuk ka më kohë”, tha Selami./TV21