Çfarë matrapazllëku

Shkruan: Shpëtim Pollozhani

Kosova dënohet si shteti më i pakorruptuar në rregjion! Liri shtypi; përmirësim për 25 vende, rritja e mirëqënies, sundim të ligjit…!

Serbia shpërblehet:

Si shtet që kontrollohet nga krim politika!?
Janë zbuluar 14 laboratore droge në Veri të Kosovës të kontrolluar nga serbët (këtë e thonë vetë deputetët në Parlamantin e Serbisë)! 1400 fëmijë të vrarë gjatë viteve 1998- 1999! 20.000 femra të dhunuara. Dhjetëra mijëra të vrarë! E zhdëpën KFOR në dru! I rrahën gazetarët! Dogjën vetura të policisë! Mbrohen kriminelët e luftës dhe të pas luftës!? Lihen anash mijëra shtëpi të djegura, para të bankave, artefakte të plaçkitur, 1500 të zhdukur…, lista ka mbi një mijë faktorë, për të cilët duhet të dënohet Serbia…!!!

Shpërblehet shteti, i cili është gjenerator i krizës!

Mungon vetëm një dekoratë e Putinit për Ramën dhe Parlamentin Evropian!