“Çfarë çike”, Edi Rama thotë disa fjalë të veçanta pas takimit me Dua Lipën

Këngëtarja me famë shqiptare është duke qëndruar në kryeqytetin shqiptar bashkë me të dashurin dhe familjarët e saj, shkruan lajmi.net.

Por jo vetëm. Këngëtarja bukuroshe pati një takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili nuk hezitoi ti thurë këto fjalë kaq të bukura për Duan.

“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️”, shkruan Edi sipër imazhit që solli me Dua Lipën.

Përveç me Edi Ramën Dua është takuar edhe me Erion Veliajn.


Vlen të theksojmë se Dua është një nga femrat shqiptare më të suksesshme në arenën ndërkombëtare bashkë me Rita Orën, Bebe Rexhën, Ava Max dhe Era Istrefin.

Ndryshe, “Love Again” është kënga e fundit e këngëtares.