Televizioni grek “Open” ka publikuar një storie për një kazino në Dojran, e cila dyshohet se ka dhënë certifikata të rreme për covid. Në kronikën që u transmetua në televizionin e afaristit kontrovers greko-rus, Ivan Savidis, thuhet se një kazino e cila ndodhet afër vendkalimit kufitar “Dojran” në territorin e Maqedonisë, vizitorëve të saj u ka siguruar test të rrejshëm negativ me të cilin mund të kthehen në Greqi. Qëllimi i pronarit të kazinosë, siç raporton televizioni “Open”, ishte të tërheqë sa më shumë klientë duke u ndihmuar t’i kalojnë kontrollet kufitare. Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut thonë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë denoncim, por shtojnë se do të kryejnë kontroll për t’i hetuar pretendimet e këtij televizioni.
Photo: Televizioni grek “Open”