Celtics vazhdojnë me fitore, mposhtin lehtësisht New Yorkun

Boston Celtics kanë marrë fitoren e tretë radhazi dhe të tetën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Në praninë e 19 mijë tifozëve në TD Garden, Celtics kanë triumfuar me 16 pikë diferencë ndaj New York Knicks 114:98.

Dy çerekët e parë kanë qenë të barabartë, por në të tretin dhe të katërtin vendasit treguan forcën për të marrë fitoren.

 

Jayson Tatum si gjithmonë ishte fantastik për Celtics, ku e mbylli ndeshjen me 35 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jaylen Brown që shtoi 22 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, derisa Kristaps Porizngis e mbylli ndeshjen me 21 pikë.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Jalen Brunson me 26 pikë si dhe Julius Randle që shtoi 25 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.