Çeliku: Kjo foto tregon se në çfarë panike gjendet BDI-ja!

Lajmi madh në një portal të “madh” partiak, e preva fotografinë e lajmit sepse nuk promovoj portale partiake…

Kjo foto e porositur nga një portal i BDI-së, dëshmon qartë se në ç’panik të madh është kjo parti. Fotoja është bërë në një koktej rasti në Universitetin e Tetovës, kur ne e sollëm nënshkruesin e Marrëveshjes së Ohrit, z. James Pardew dhe ajo është e prerë, sepse në të është edhe një funksionar i lartë i kësaj partie, i cili krahas meje shfrytëzoi rastin të afrohej me Ali Ahmetin dhe të ngritej aty ku është sot, por që me punën e tij e ka delegjetimuar veten skajshmërisht. Unë jam po kjo që isha edhe atëherë, e paepur dhe krenare me veten time, sepse kurrë nuk e shfrytëzova afërsinë time familjare me liderin e BDI-së për të plotësuar egon time personale, por i thashë STOP kësaj partie për bëmat e saj në dëm të çështjes kombëtare. Porosinë e atëherëshme që ia bëra Ali Ahmetit, ia përsëris edhe me këtë rast: “Larg hajnave dhe profiterëve, se populli do të të ndëshkojë një ditë”! 12 prilli nuk është larg! Shihemi në fushë të mejdanit!
#ErdhiDita
P.S. Kjo fotografi ka vite që është realizuar, bravo profesorit universitar që e ka prerë veten e që sot udheheq me nje komunë dhe e ka dërguar, ose mbase e menaxhon vetë faqen! (Gjyla Çeliku)