Kuvendi i kthehet normalitetit

Një ditë para takimit të liderëve, Kuvendi i kthehet normalitetit. Deputetët filluan të diskutojnë dhe të votojnë miratimin e ligjeve, të cilat, siç thonë janë në interes të qytetarëve. I pyetur nëse votimi i ligjeve nga deputetët e VMRO-DPMNE-së pason pas kërcënimit të kryeministrit Zoran Zaev se mund të shtyjë zgjedhjet, deputeti Nikolla Micevski mohoi një gjë të tillë.

Ligjet të cilat janë të lidhura me afat deri më datë 31.12 e të cilat janë në interes të shtetit, edhe mos kemi pika boshe në sjelljen e disa zgjidhjeve ligjore quhet të fillojnë të vlejnë prej më datë 1.1.2020, në seancën kuvendore debatohen. Kështu që bllokim nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk ka. Argumenti i vetëm për ikje nga zgjedhjet i z. Zoran Zaevit është shmangur. Zgjedhje do të ketë! – tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Rrjedhën normale të punës së Kuvendit e ka konfirmuar edhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Nuk shoh se ka ndonjë qëllim për bllokadë, por para nesh ka edhe shumë pika. Duhet ta hapim dhe seancën e 123-të e cila po ashtu është caktuar. Seanca e 123-të është seanca ku janë ligjet si ai për sigurim pensional dhe invalidor, për ndihmë sociale, ligji për TVSH-në ku rritet pragu nga një milion në dy milion i cili është në interes të kompanive – u shpreh Jovan Mitrevski, LSDM.

Ndryshe nga seancat e ditëve të fundit, deputetët e VMRO-së edhe pse ishin të pranishëm në sallë, nuk u paraqitën për fjalime, replika e kundër-replika./Alsat