Ceballos është lënduar, mungon ndaj Atletico Madridit

Dani Ceballos është lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Futbollisti pësoi një dëmtim në seancën e fundit stërvitore me madrilenët.

“Los Blancos” patën stërvitjen e fundit sot para derbit të Madridit, grumbullim që duket se rezultoi i pafat për spanjollin.

Në fotot e seancës së fundit stërvitore gjithashtu nuk shihen as Marcelo, Jovic, Alaba, Bale e Hazard.
“Mbretërit” tashmë e kanë siguruar titullin e 35 kampionë në La liga javën e kaluar dhe ndeshja e së dielës nuk do të ketë ndonjë relevancë në këtë aspekt.

Në anën tjetër, për skuadrën e Diego Simeones mungojnë Hermoso, Felix, Lemar dhe Mandava.

Gjithsesi, për “Los Colchoneros”, që pozitën e tyre në vendin e katërt në tabelë, fitorja në derbi është jetike.

Ndeshja fillon në orën 21:00 dhe luhet në “Wanda Metropolitano”.