Çdo shqiptar e don kryeministrin, por s’ka shqiptar që i beson ende BDI-së!

S’ka shqiptarë që nuk do kishe dashtë të ketë kryeministër shqiptar në RMV-ë , por ama nuk ka shqiptar që pas 18 viteve gënjeshtra, ti besojë personit dhe subjektit që e thotë këtë.
Premtimet që gjatë fushatave BDI i bënte aq joshëse, bënin që edhe skeptikët më të theksuar të binin në grackën e përgatitur mirë. Kjo na u përsërit më vite, dhe në vend që gjendja të përmirësohet ajo u keqësua skajshëm. Më e keqja është se, në udhëheqje të këtij subjekti qëndrojnë të njëjtit (afro 50 ) të pazëvendësueshëm. Anëtarësia e këtij subjekti është e mirë dhe besnike, andaj këta 50 udhëheqës e presin në besë. Por duket se tanimë, nuk bien në grackën e njëjtë, me të madhe tërhiqen dhe shpesh thonë: Nuk mundem të shprehem publikisht se ata mirë nuk të bëjnë ama për keq janë të zot.
A thua pse është deshira aq e flaktë e këtyre 50 udhëheqësve ?
Mund të ketë shumë sqarime por më të sakta do ishin:

-benificionet pa përgjegjësi,

-shpërblimet pa meritë,

-veprimet pa sqarime dhe -janë të futur në sirtarë
Ndoshta kjo e fundit do sqarim. Të futur në sirtarë, janë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe dosjet e tyre i mbajnë padronët e qeverisjes, që të mos realizojnë kërkesat e popullatës, andaj premtimet patazgjedhore nuk përkasin më realizimet qeverisëse nga ana e këtij subjekti.
Andaj reagimi ndaj propozuesit për kryeministër u prit si me qesendi nga popullata. Ndoshta qëllimi i 50-shit, ka qenë të bëjë humor që ta relaksojë popullatën, të cilën e lodhi më masa absurde gjatë pandemisë. Nëse është kjo e fundit mbase një punë e bënë si duhet.

Reshat KAMBERI