Cavani dëshiron kalimin në La Liga

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani në verën e ardhshme do bëhet me skuadër të re.

Uruguaianit i skadon kontrata në verë dhe dëshiron të provojë edhe kampionatin spanjoll para se të pensionohet, transmeton lajmi.net.

Sipas “The Guardian”, Cavani ka kërkuar nga agjenti që në verë të arrijë marrëveshje me ndonjërin nga gjigantët spanjoll.

35-vjeçari nënshkroi një vazhdim të kontratës për një vit në “Old Trafford” verën e kaluar, por ka shënuar vetëm dy gola në 15 paraqitje këtë sezon.

Përpos klubeve spanjolle, edhe skuadrat nga Brazili dhe Uruguaiani kanë shprehur interesim për Cavanin, por që ky i fundit ende dëshiron të qëndrojë në Evropë.