Castagne ka pësuar një frakturë të dyfishtë në fytyrë

Belgjika e nisi Europianin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi mposhti 3-0 Rusinë në ndeshjen e parë në grup, por trajneri Roberto Martinez do të duhet të bëjë llogaritë me një lojtar më pak deri në fund të kompeticionit.

Kjo pasi anësori Timothy Castagne ka pësuar një frakturë të dyfishtë në fytyrë dhe me shumë gjasa do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, çka do të thotë se Europiani për të përfundon para kohe.

Ish mesfushori i Atalantës, aktualisht pjesë e Leicester City-t në kampionatin anglez, u përplas me rusin Kuzyaev në pjesën e parë dhe pasi mori ndihmën mjekësore, la fushën e lojës për t’u zëvendësuar nga Meunier.

Gjatë paradites së sotme Castagne do t’u nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara dhe nëse vendoset për operacion, atëherë do të largohet menjëherë nga grumbullimi.