Carvajal vlerëson lartë Viniciusin – flet edhe për Mbappe

Vinicius ka qenë ylli i “Los Blancos” këtë edicion se bashku me Karim Benzema, ku ka shënuar 15 gola dhe dhuruar 10 asistime në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

I pyetur për formën e lartë të Viniciusit, spanjolli e vlerësoi lartë duke thënë se ka qenë vendimtar dhe dhuruar shumë pikë klubit.

“Jemi të gjithë të habitur për paraqitjet që ka bërë. Ai e di që golat janë duke arritur dhe se çfarë është duke bërë. Ka qenë vendimtar dhe na ka dhënë shumë pikë me gola dhe asistime”.

“Ai është duke u bazuar në ndeshje më shumë se në driblime”.

Ndërkohë, i pyetur për qendërsulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, për të cilin raportohet se ka nënshkruar me Real Madridin, spanjolli tha se është lojtar i mirë.

“Mbappe është lojtar i mirë. Duket që kontrata po i skadon dhe në të ardhmen mund të jetë në fanellën tonë. Por, tani është lojtar i PSG-së dhe ata janë rivali ynë, pra mendimi im është që duhet të mbrohem mirë ndaj tij”.

“Nëse unë dhe Mbappe jemi në një ekip, do të luajmë në të njëjtin krah”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid do përballet me PSG-në në kuadër të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.