Carreno mposht Djokovicin, fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Tenisti spanjoll, Carreno Busta ka fituar medaljen e bronztë Olimpike.

Tenisti spanjoll, Pablo Carreno Busta ka fituar medaljen e bonztë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” duke mposhtur tenistin serb, Novak Djokovic, transmeton lajmi.net.

Në fakt, Djokovic ishte i frustruar gjatë tërë takimit, kjo u pa kur ai hodhi raketën e tenisit në tribuna si shenjë zemërimi.

Carreno triumfoi 6-4, 6-7, 6-3 ndaj Djokovicit për ta marrë medaljen e bronztë.

Në anën tjetër, Djokovic e mbylli aventurën e tij në Lojërat Olimpike pa medalje, në fakt nga ai pritej medalja e artë.