Bennacer rezulton pozitiv me COVID-19

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Milani ka bërë të ditur përmes uebfaqes zyrtare se mesfushori algjerian, Ismael Bennacer ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testimin e fundit me metodën PCR, transmeton lajmi.net.

Lojtari nuk është grumbulluar për miqësoren ndaj Lille dhe do t’iu nënshtrohet të gjitha protokolleve kundër COVID-19 dhe gjithashtu do të hyjë në vetizolim të menjëhershëm.

Bennacer do të vazhdojë stërvitjen individuale, Milani do të kryejë edhe një testim të përgjithshëm të lojtarëve për virusin, ndonëse “Rossonerët” deklaruan që algjeriani nuk ka pasur kontakte me shokët e skuadrës.