Anësori ofensiv i Atletico Madrid, Yannick Carrasco ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19, përcjell lajmi.net.
Belgu ka munguar mbrëmë në ndeshjen e Atletico Madrid kundër skuadrës së Getafe.
Skuadra ‘Rojiblancos’ konfirmoi më pas se lojtari kishte rezultuar pozitiv dhe për këtë arsye nuk iu bashkua skuadrës.
Carrasco është në vet-izolim deri në një test që e nxjerr atë negativ.
Atletico Madrid ndërkohë fitoi duelin e mbrëmshëm me rezultatin 4:3, në një thriller që u vendos në minutat e fundit.




