Carovska: Online, deri në fund të vitit shkollor

I gjithë viti shkollor do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë, pra ashtu siç dhe nisi në 1 tetor. Tani për tani, nuk është menduar të ndryshohet modeli sipas të cilit nxënësit do të ndjekin mësimin. Ministrja e arsimit Milla Carovska thotë se gjithçka do të varet nga situata me pandeminë. Është shqyrtuar opsioni nxënësit të ndërrohen pas një jave shkuarje në shkollë, por kjo nuk është më në tavolinë.

“Ky do të ishte rasti nëse situata do të mbetej në nivelin e 1 tetorit dhe nëse ulej numri i të infektuarve. “Por, sot kemi një numër të shtuar të të infektuarve dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë se ky model duhet të mbetet në praktikë, dhe të ruhet deri në fund të vitit shkollor- deklaroi Mila Carovska, Ministre e Arsimit.

Deri më 20 nëntor duhet të bëhet notimi i nxënësve për tremujorin e parë. Carovska thotë se aty ku do të konstatohet se ka nevojë shtesë për vlerësimin e nxënësit, ai do të thirret në shkollë dhe mësuesi do të konfirmojë njohuritë e tij përmes një takimi individual. Carovka gjithashtu përmendi se Inspektorati Shtetëror i Arsimit kontrollon nëse fëmijët, që ndjekin mësimin nga distanca marrin materialet e nevojshme për mësim. Carovska tha se që nga fillimi i vitit shkollor, numri i nxënësve që vijojnë mësimet në internet është rritur për 18%.