Atë që kam dëgjuar kohëve të fundit me intensitet është se ka “cyber-bulling” nga moshatarët. Apeloj që shkollat dhe prindërit të flasin me fëmijët në shtëpi dhe të raportojnë, nëse ka presion për të hyrë në bojkot, kështu u përgjigj ministra Carovska në lidhje me bojkotin e mësimit nga maturantët në vend.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në konferencën e sotme për shtyp në Klubin e Deputetëve tha se matura shtetërore është detyrim ligjor për ata që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë dhe se tashmë 14.000 maturantë janë paraqitur për të realizuar këtë testim.
“Vitin e kaluar ishim dëshmitarë se për shkak që nuk mundësuam realizimin e maturës shtetërore për shkak të pandemisë, një numër i madh i nxënësve që kanë qenë të interesuar për t`u regjistruar në institucione për arsim të lartë jashtë vendit, nuk patën mundësi ta realizojnë qëllimin për shkak të këtij kufizimi, obligimi ynë është që t`i mundësojmë çdo nxënësi- maturanti që do të vazhdojë shkollimin e lartë, të realizojë maturën shtetërore”, tha Carovska.