Carovska: E drejta e arsimit, ndër të drejtat më kryesore të njeriut

E drejta e arsimit është ndër të drejtat më kryesore të njeriut. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimit, cilësor, në kohë dhe në dispozicion me mundësi të barabarta, për t’u shndërruar në qytetar dhe qytetare dhe me fuqinë e diturive të arrijë zhvillim personal dhe shoqëror, thotë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në videomesazhin me rastin e 10 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut.

“Jam krenare që edhe në kohë pandemie në kushte shumë të vështira për fëmijët, prindërit dhe kuadrin mësimor, mundësojmë mësimi të vazhdojë dhe të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit. Jemi duke punuar dhe arrijmë të ndërtojmë arsim inkluziv, i cili investon tek të rinjtë dhe në shkencë dhe i përgatitë nxënësit për të ardhmen. Mu për këtë, koncepti i ri për arsim fillor do të bazohet në vlera si respektimi i të drejtave të njeriut, tolerancës, multikulturalizmit dhe barazisë gjinore dhe do të krijojë qytetarë të cilët i respektojnë dhe jetojnë me këto vlera”, thekson Carovska në videomesazhin e publikuar në profilin e saj në Fejsbuk.