Carmen Electra shihet e shqetësuar dhe duke qarë në një nga daljet e saj të rralla në publik

Carmen Electra u pa e shqetësuar në një pamje të fundit në Los Angeles.

PageSix siguroi foto ekskluzive dhe një video të modeles dhe aktores që rrallë shihet në publik e cila ishte e ulur në shkallët e shtëpisë së saj.

Ish-ylli i “Baywatch”, 51 vjeçe, dukej e acaruar teksa merrte frymë thellë dhe mbante duart lart në fytyrën e saj të shqetësuar dhe pa grim.

Foto: SplashNews

Në një moment, ajo shihet edhe duke fshirë lotët.

Electra ishte veshur thjeshtë , duke kombinuar një bluzë grafike “Guns N’ Roses” me pantallona sportiv ushtarak dhe atlete të zeza “Adidas”, ndërsa flokët e saj bionde ishin të lidhura në një topuz shumë të çrregullt.

Foto: SplashNews

Megjithatë, përfaqësuesi i saj këmbëngul se nuk ka “asgjë për t’u shqetësuar”, duke na thënë: “Duket sikur ajo kishte migrenë dhe është vërtet nxehtë jashtë. Dielli është në sytë e saj!”.

Ylli i “Scary Movie” ishte i martuar shkurtimisht me yllin e pensionuar të NBA-së, Dennis Rodman nga nëntori 1998 deri në prill 1999 dhe më pas me ish-kitaristin e “Red Hot Chili Peppers”, Dave Navarro nga nëntori 2003 deri në shkurt 2007.

Foto: SplashNews

Ajo nuk ka fëmijë dhe statusi aktual i jetës së saj të dashurisë nuk dihet.

Vajza e kopertinës së “Playboy” dukej e lumtur dhe e shëndetshme vetëm disa javë më parë, ndërsa u ribashkua me Jenny McCarthy për një fushatë të mrekullueshme të rrobave të banjës “Skims”.

Foto: SplashNews

 

Foto: SplashNews

 

Foto: Skims