Carlo Ancelotti mund të bëhet trajner i Brazilit

Trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti mund të marrë drejtimin e Brazilit.
Kombëtarja braziliane është pa trajner që pas përfundimit të Kupës së Botës, Katar 2022.

Tite kishte njoftuar shumë më herët që pas Botërorit do të largohej nga Brazili.

Edhe ashtu ka bërë, tash e sa kohë kombëtarja është pa trajner.

U përfol që Ancelotti mund të marrë drejtimin e Brazilit, por një gjë të tillë fillimisht e mohoi vetë italiani.

Duke parë situatën e Realit aktualisht nën drejtimin e Carlos, zërat për një shkarkim te tij nga stoli mbretëror vazhdojnë.

Media të shumta raportojnë që ai mund të bëhet përfundimisht trajner i Brazilit.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë.