Reperi i njohur shqiptar Capital T duket se e ka të pamundur ta mbajë distancën.
Kjo pasi ai është i rrethuar nga disa vajza joshëse në imazhin e fundit të cilin e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
“Ku me majt distance hajt 😝🍫🇧🇷🍹”, ka shkruar Trimi pranë postimit të fotografisë.
Sigurisht se nuk kanë munguar komentet e shumta të fansave të cilët e përcjellin reperin në llogarinë e tij në Instagram.
Foto duket të jetë realizuar në Brazil, ku siç shihet po punon për projektin e radhës ndonëse nuk ka zbuluar ndonjë detaj për ndjekësit e publikun./Lajmi.net/