Capital T prezanton veturën e tij luksoze të markës “Ferrari”

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale.

Reperi shumë shpesh ndan imazhe nga jeta e tij e përditshme, shkruan lajmi.net.

Ai është i njohur edhe për stilin e tij të jetesës, madje ai bën jetë tejet luksoze.

E gjitha kjo si rrjedhojë e të hyrave të mira nga muzika dhe biznesi.

Së fundmi, reperi i hitit “Magji” ka prezantuar për fansat veturën e tij luksoze të tipit “Ferrari”.

“701 kuaj fuqi duke u endur rrugëve”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë, duke dashur kështu të theksojë fuqinë e veturës së tij luksoze nga marka e famshme italiane./Lajmi.net/