Capital T së shpejti nis sezonën e verës me këngë ritmike.
Reperi i njohur Capital T kujdeset që çdo herë të sjell shumë hite për fansat e tij, shkruan lajmi.net.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, artisti paralajmëroi shumë projekte për këtë vit, duke thënë se vera do jetë e nxehtë.
“Kjo ver ka mu kon shum e nxet”, shkruan ai, derisa fansat presin me padurim të dëgjojnë këngën e re që ai po përgatit.
Capital T ka realizuar së fundi xhirimet e videoklipit të ri muzikor, të cilin kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me artistin Kidda.
Kënga e fundit e këtij artisti mbetet “Rrushe”, e cila i parapriu serialit me të njëjtin emër.