Capital T paralajmëron befasi për 17 shkurt: Zëri i popullit do të dëgjohet gjithandej

Reperi i njohur, Capital T mbetet ndër emrat më të suksesshëm dhe më të kërkuar të estradës shqiptare.

Prej vitesh ka arritur të kthehet ndër artistët që kanë lërë gjurmë në muzikën shqiptare dhe po vazhdon te jetë prezent me projekte të ndryshme dhe koncerte.

Një befasi për fansat, reperi e ka paralajmëruar edhe së fundmi përmes një video të shkurtër që publikoi në llogarinë e tij në Instagram.

Foto: Capital T/Instagram

Reperi njoftoi se është duke finalizuar një projekt të ri që mban titullin “Zëri i popullit” dhe pritet të publikohet në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

“Po mendoj që ka ardhur koha të reflektojmë mbi çdo gjë që ka ndodhur dhe çfarë po ndodh në vendin tonë, më 17 shkurt për ty Kosovë, zëri i popullit do të dëgjohet gjithandej”, ka thënë reperi në video.

Reklama

 

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur reperi, por padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij të shumtë.

Ndërkohë, theksojmë që projekti i fundit i Trim Ademit (emri i plot) është ajo me titullin “Hera e fundit” që u lansua në nëntor të vitit të kaluar.