Capital T lanson këngën e re me titull “Valle”

Reperi kosovar ka publikuar këngën e tij të re me titull “Valle”, shkruan lajmi.net.

Këngën e shoqëroi po ashtu edhe me një videoklip interesant ku u shfaq me një maskë të bardhë.

Kjo këngë vie dy muaj pas këngës së tij të fundit me titull “Buzëqeshje”.

Theksojmë se kënga “Buzëqeshje” u pëlqye dhe arriti 7 milion klikime në kanalin zyrtar të youtube./Lajmi.net/