Capello kritikon Mourinhon: I ka hapur plagë ekonomike skuadrës

Fabio Capello ka kritikuar trajnerin portugez, Jose Mourinho, i cili së fundmi po drejton skuadrën e Romës.
‘Giallorossi’ nuk po marrin dot rezultate të kënaqshme, por duket se kalkulimet nuk i kanë bërë mirë as jashtë fushës së blertë.Fabio Capello së fundmi ka thënë se Mourinho ka gabuar që ofendoi lojtarët dhe do t’i hap plagë ekonomike skuadrës.“Ai luajti kartën e tij të fundit duke i ofenduar lojtarët”, ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.“Unë nuk e kam bërë kurrë. Nëse ofendon lojtarët siç bëri Mourinho, atëherë ti krijon plagë ekonomike për klubin dhe është diçka për të cilën duhet të japësh llogari”, shtoi italiani.Ishte java e kaluar ajo që solli në pah disa raportime se Mourinho ka ofenduar lojtarët e tij, duke thënë se janë pa këllqe.