Cameron për agresionin në Banjskë: Ishte shqetësues, nëse ndodh përsëri, ta luftojmë

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, David Cameron, ka vizituar ushtarët britanikë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Cameron gjatë kësaj vizite ka folur edhe për agresionin e Serbisë në Kosovëm më 24 shtator në Banjskë, ku paralajmëroi se nëse një gjë e tillë ndodhë sërish, duhet luftuar.

“Epo, mendoj se çfarë ka ngjarë në shtator këtu, ishte shumë shqetësuese dhe neve na duhet që të bëjmë gjithçka që mundemi për ta penguar atë që të ndodhë përsëri dhe ta luftojmë nëse përsëri ndodhë”, ka thënë Cameron për Associated Press, përcjell KlanKosova.tv.

Tutje, ai tha e përsëriti faktin që Kosova është e pavarur, vend sovran që do stabilitet, siguri e mirëqenie, duke shtuar se Britania është duke e ndihmuare për të gjitha këto gjëra dhe sipas tij, po vepron drejt.

“Stabiliteti në Ballkan, siguria e Ballkanit, pengimi i atyre që duan destabilitet dhe krijojnë probleme, ky është interesi i drejtpërdrejtë kombëtar i Britanisë”, tha Cameron.