Cameron Diaz bëhet nënë në moshën 47 vjeçare

Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden u bënë prindër të një vajze.

Lajmin e bëri të ditur vet aktorja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe e zbuloi emrin e vajzës.

“Jemi të lumtur, të bekuar dhe falënderues, që mund ta fillojmë dekadën e re me lajmin se jemi bërë prindër të vajzës së vogël, Raddix Madden. Menjëherë na i ka marrë zemrat dhe e ka përmbushur familjen tonë. Edhe pse jemi të mahnitur nga lajmi, duam ta mbrojmë vajzën tonë dhe t’i ofrojmë privatësi”, ka shkruar ajo.