Calvert-Lewin pritet ta lërë Evertonin në verë, Newcastle e Arsenal në garë për lojtarin

Dominic Calvert-Lewin pritet të largohet nga Evertoni në fund të këtij sezoni.

Skuadra nga Liverpuli ka pasur një sezon aspak të mirë, duke e rrezikuar edhe mbijetesën, andaj anglezi po mendon seriozisht të ndërrojë ambient.

Dy skuadrat e interesuara aktualisht për shërbimet e lojtarit janë Arsenali dhe Newcastle, me të parët më favoritë për të nënshkruar me 25-vjeçarin.

Kontrata e sulmuesit me “Toffies” skadon në vitin 2026, por kjo nuk po i pengon atij të negociojë me skuadrat e tjera.

Gjatë këtij sezoni, Lewin ka shënuar tri gola dhe një asistim në Premier League, në 13 ndeshje.