Çairit i shtohet një zonë e re për rekreacion, mban emrin Muzafer Haruni-Capi!

Çairit iu shtua edhe një zonë e re rekreative! Do të mbajë emrin e aktivistit të njohur të së mirës shoqërore Muzafer Haruni – Capi! Sa bukur duket zona e re rekreative që е krijuam në lagjen Fushë Topanë ku kemi vendosur tabelat e reja të ping pongut! Nga sot do të mbajë emrin e aktivistit të mirënjohur për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimin e sportit në komunën tonë Muzafer Haruni – Capi, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në shërbim të së mirës shoqërore! Familjen Haruni e nderuam sëbashku me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, bashkëveprimtarët e Мuzaferit, deputetë, funksionarë dhe banorë të lagjes! (Visar Ganiu)