Buxheti i vitit 2024, ka karakter pasiv

Shkruan: Nexhat Bexheti

Nëse bëjmë një komparacion të buxheteve prej vitit 2021 dhe deri më 2024, do të vërejmë
gjendjen fluide të buxhetit,i cili për çdo vitë karakterizohet me rebalancim dhe plotsimin e
mungesës finaciare,duke u mbështetur në huanë nga institucionet ndërkombtare
financiare.

Prej vitit 2021 e deri në vitin 2022 ka ritje të borxhit public për 8%, deficit buxhetor ishte
5.1% kurse të hyrat tatimore janë realizuar për 69%. Deficiti problematik çfaqet te fondi
pensional,për dhënjen e pensioneve, mirëpo nuk është parapa ritja e kërkuar e
pensioneve,kjo do paraqet humner të zezë financiare,dhe mvaret se prej ku do
sigurohen mjete finaciare për t’i plotsuar kërkesat e protestuesve pensional.

Borxhi publik ritet permanentë në çdo vitë për 8%, detyrimisht qeveria t’ë bëjë rabalanc
të buxhetit për vitin 2024.

Pra për çdo vitë kemi ritjen e borxhit public,në vitin 2023 reth 5.3 miliardë euro,apo 600
milion euro më shumë se buxhrti i rebalancuar i vitit 2022,i cili kapi vlerën përfundimtare
4.7 miliardë euro.

Po ashtu edhe buxheti i vitit 2024 është hartuar sipas nevojave të shtetit,e jo sipas
mundësive të të hyrave të planifikuar. Nuk është përllogaritur detalishtë inflacioni,dhe
ritja BPV, si dhe ritja ekonomike për vitin 2024.

Buxheti i vitit 2024 peshon 5.5 miliardë euro,apo 5.8% më i lartë se buxheti i vitit 2023.
Në buxhet nuk janë parapa shpenzimet për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale,
që na lenë të nënkuptojmë se do meren mjete finaciare hua nga institucionet financiare
ndërkombtare. Edhe ku buxhet do rebalancohet shpejtë,brenda kuartalit të pare
Në ekonominë e shëndoshë, ku respektohen ligjet ekonomisë,nuk mbushen buxhetet
me kreditë e jashtme,ose me fletobligacione, nga këto akte vjen në kundërshtim me
zhvillimin ekonomik të vendit,prandaj nuk ka ngritje të standardit jetësorë të qytetarëve,
po ashtu edhe kursi devisor kundrejtë Euros kondicionohet me marjen e kredive.

Në buxhet nuk janë parapa mundësi për investime të jashtme,dhe hapjes së agregatëve
të reja financiarë,po ashtu edhe efikasitetin në minimizimin e ekonomisë gri. Pozitive
është se nuk janë parapa ritje e taksave dhe tatimeve të reja.