Butrint Imeri publikon pamje teksa Don Xhoni thyen rregullat e trafikut

Së fundmi artistët Butrint Imeri dhe Don Xoni morën pjesë në një koncert të përbashkët.

Artistët performuan në njërin nga klubet e Kosovës, ku nga pamjet që ata publikuan shiheshin mjaft persona.

Pas përfundimit te koncertit dyshja duket se rrugën e kthimit e kanë bërë bashkë por me makina të ndryshme.

Teksa ata po ktheheshin nga koncerti Butrinti bënte video reperit nga Drenica teksa ky i fundit shkelte rregullat e trafikut.

Vetura sipas video-incizimit që publikoi Imeri në InstaStory ishte duke lëvizur dhe Doni kishte dalë jashtë makinës me gjysmën e trupit.