Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka mbajtur një koncert në New York, por jo gjithçka shkoi mirë, shkruan lajmi.net.
Gjatë koncertit ai pësoi një incident, ku dikush nga jashtë skenës e godet me shishe në kokë.
Nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm apo aksidentalisht ky incident.
Në pamjet shihet momenti që Butrinti fërkon kokën, ndërkohë që më pas doli që nuk ishte diçka serioze dhe ai është mirë.
Ndryshe, kënga e fundit është bashkëpunimi me Don Xhonin me titull “Corazon”.