Butrint Imeri bëhet me makinë të re ‘Rolls-Royce’

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në shoëbizin shqiptar.

Kjo pas disa ngacmimeve që bëri në rrjete sociale, ku përfshihej ish-partnerja e tij, Kiara Tito.

Ai më pas publikoi këngën e re “Lule e Dashnisë”, përkundër se u aludua se po hynte brenda Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/Instagram

E mes shumë thashethemeve, krijuesi i hitit “Lejla” ka treguar së fundmi se po shënon suksese të mëdha në karrierë.

Ai ka postuar një imazh në InstaStory, përmes të cilit njofton se ka blerë makinë të re të tipit ‘Rolls-Royce’, që kap vlerën e mijëra eurove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrintimeri)

 

“Me pamje nga dashuria ime e re”, ka shkruar ai.

I njëjti ndërkaq sa i përket jetës private momentalisht thuhet se është beqar. /Telegrafi/