Bursa për nxënësit e Gostivarit

Gjatë ditës së sotme, zyrtarizuam ndarjen e dhjetë bursave për po aq talentë të rinj nga sfera e sportit në Komunën tonë, njoftoi kryetari i komunës, Arben Taravari. “Kisha nderin që këta talentë të rinj t’i prisja në kabinetin tim dhe personalisht t’ua ndajë bursat të cilat i kanë merituar për punën dhe suksesin e treguar.

Numri i bursistëve nga sfera e sportit që do ti mbështesë Komuna e Gostivarit, vitin e ardhshëm do të dyfishohet, por nuk do të mungojë përkrahja për çdo personalitet, i cili promovon dhe bën krenarë Gostivarin!”, theksoi Taravari, duke i quajtur nxënësit si “ambasadorët tanë më të mirë”.