Burnley po punon për transferimin e Aro Muric

Ekipi anglez, Burnley kërkon transferimin e portierit kosovar, Arijanet Muric.

Muric vazhdon të jetë lojtar i Manchester Cityt, por sezonin që lamë pas ka qenë i huazuar në Turqi, te Adana Demirspor.

Sipas ‘The Athletic’, është Burnley që po punon për të arritur marrëveshjen me portierin Muric, përcjell lajmi.net.

Trajneri i ri i tyre, Vicente Kompany e njeh mirë atë, andaj e do në ekipin e tij.

Ende nuk ka marrëveshje, por ekipi anglez kanë shprehur interesim të madh për kosovarin.

Adana Demirspor është gjithashtu e interesuar për 23 vjeçarin pas huazimit sezonin e kaluar.