Buraku dhe Fama sjellin baladën “Mos paragjyko”

Këngëtari Buraku dhe Grupi Fama kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzkor.

“Mos paragjyko” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit baladë dhe ka një tematikë ndërgjegjësimi.

Muzika dhe vargjet e tekstit janë kompozuar nga Ilir Berani, gjersa për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Wirusi.

Foto: Buraku & Fama/YouTube

“Mos paragjyko” është vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtate tematikës së ndjeshme që kënga trajton.

Për anën vizuale të këtij projekti muzikor është kujdesur produksioni Dream Films. /Telegrafi/