Burak Ozçivit u jep fund spekulimeve rreth divorcit

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit kohën e fundit ka qenë shumë i komentuar për jetën private.

Ai kohën e fundit mori vëmendje për rolin tek seriali “Osmani”, por gjatë gjithë kësaj kohe u komentua shumë për jetën private.

Thuhej se Burak dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen janë drejt ndarjes, pasi lidhja e tyre është në krizë.

Por, ka qenë vetëm një video e cila u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve, ku çifti shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe me djalin.