Arrestohet tetovarja, shiste kokainë në vendin e punës!

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar së Njësiti i krim policisë, Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie narkotike e MPB-së, në bashkëpunim me pjesëtarët e policisë nga Njësia për
tregti të palejuar me drogë nga SPB Tetovë, rreth orës 18 e 30 minuta e kanë privuar nga liria 45 vjeçaren V.R. nga Tetova dilere e kokainës.

-Gjatë kontrollit të të kryer ndaj saj janë gjetur 14 pako me
kokainë të përgatitura për shitje, kurse gjatë bastisjes në shtëpinë e saj Tetovë dhe në objekt në qendër të Tetovës, në të cilin ka punuar është gjetur kokainë dhe pluhur i bardhë, të cilat i ka shitur edhe gjatë kohës kur ka qenë në vendin e punës,-thonë nga MPB.

Tetovarja V.R. është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë adekuate.