VMRO-DPMNE-ja do të votoj kundër miratimit të gjendjeve të jashtëzakonshme

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski derisa shpalosi qëndrimin e partisë së tij rreth miratimit të gjendjeve të jashtzakonshme tha se qëndrim i grupit parlamentar është që do të votojmë kundër miratimit të gjendjeve të jashtëzakonshme.

Arsyet janë këto:

U sollën për menaxhim efikas me pandeminë kurse sot kemi gjendje më të rënduar me pandeminë.
U sollën për menaxhim me pasojat ekonomike por sot kemi përkeqësim të gjendjes ekonomike dhe numër më të lartë të papunësisë.
Qeveria i keqpërdori dhe solli dekrete që u përdorën për blerje votash. Konfirmim se dekretet u keqpërdorën është edhe ajo se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një pjesë të madhe të këtyre dekreteve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.