Bundesliga, klubi shkarkon sulmuesin: Gjest i papranueshëm dhe zhgënjyes

Gjatë ndalesës së detyruar për shkak të Covid-19, shumë klubeve u është dashur të shkurtojnë rrogat e lojtarëve. Vendime që kanë shkaktuar shumë pakënaqësi mes lojtarëve dhe polemikat nuk kanë munguar.

Në Gjermani, në shtëpinë e Union Berlin-itt, vendimi për shkurtimin e rrogave ka çuar te shkarkimi i një lojtari: Sebastian Polter.

Klubi e ka komunikuar vendimin e marrë me një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të klubit: “Një nga vlerat tona thelbësore është ajo e formimit të të një komuniteti solid ku të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin”.

“Sebastian është i vetmi lojtar i skuadrës së parë që nuk e ka respektuar këtë vlerë tonën. Kjo është e papranueshme dhe zhgënjyese për ne. Për këtë arsye kemi vendosur që Sebastian të mos jetë më pjesë e skuadrës sonë”.

29-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje në këtë sezon, duke shënuar dy gola.

Loading...